-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gruevski nuk do të ndërtoje çerdhe për shqiptarët në Maqedoni

Më të lexuarat

Qeveria do të vazhdoje me stimulimin për rritjen e familjeve me shumë fëmijë me qëllim rinimin e shtetit, këtë e premtoi kryeministri Gruevski në vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re në Gorno Lisice-komuna Aerodrom, transmeton zhurnal.mk

Ai i ftoi oponentët politik që të mos kundërshtojnë ndërtimet e kapaciteteve kujdestare për më të rinjt, duke i informuar se për këtë vit planet janë që të ndërtohen 20 çerdhe jo vetëm në Shkup, por në tërë Republikën e Maqedonisë.
“Politikat tona janë që t`ia lehtësojmë dhe t`i nxisim prindërit që të kanë më shumë fëmijë dhe t`i zgjerojnë familjet e tyre. Maqedonia të lind gjenerata të reja, të rritet nataliteti, shteti të rinohet dhe të ketë kujt t`ia lëmë atë që sot e krijuam”, theksoi kryeministri Gruevski.
Në komunat shqiptare, si ajo në Haraçinë, Studeniçan, Zhelinë dhe shumë komuna tjera shqiptare në Maqedoni ende nuk ka çerdhe.
Në Saraj të Shkupit me mbi 40.000 banor dhe Komunën e Likovës me mbi 40.000 banor, nuk funksionojnë çerdhet e para të ndërtuara.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit