19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vritet një ushtar amerikan në Afganistan

Më të lexuarat

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se nga zjarri i militantëve në Afganistan ka ushtarë amerikanë të vrarë dhe të plagosur.

Këta zyrtarë u kanë thënë sot mediave amerikane se forcat i ishin nënshtruar zjarrit gjatë një operacioni afër qytetit Marja në provincën Helmand, ku kohëve të fundit talibanët kanë shënuar përparime.

NBC News thotë se sipas raporteve të hershme ka indikacione se një ushtar amerikan është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Një zyrtar i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se disa ushtarë afganë, po ashtu, janë plagosur.

Zyrtarët thanë se një helikopter ushtarak që kishte ateruar në vendin e ngjarjes për të kryer evakuim mjekësor, nuk ka mundur të ngritet për shkak të një eksplodimi në një terren të afërt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit