3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rriten tensionet mes Kinës dhe Vatikanit

Më të lexuarat

Një peshkop kinez ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Kishës Katolike në Kinë, për shkak të tensioneve të vazhdueshme të shtetit kinez me Vatikanin.

Thaddeus Ma Daqin, i cili ka shërbyer si peshkop në Shanghai, ka ofruar dorëheqjen e tij nga Asociacioni Patriotik Katolik. Mediat katolike në Kinë kanë raportuar se ai është kapur nga shteti kinez në një seminar në Shanghai.
Tensionet ndërmjet Vatikanit dhe Kinës, janë vazhdimisht në rritje. Vatikani ka thënë se peshkopi Ma Daqin, nuk e pranon Asociacionin Patriotik Katolik.
Veprimi i Ma është duartrokitur nga komuniteti katolik në Kinë, mirëpo raportohet se kjo është edhe një sfidë e radhës e shtetit kinez për kontrollin që ka ndaj Kishës katolike dhe klerikëve.
Marrëdhëniet ndërmjet Vatikanit dhe Kinës, janë ashpërsuar që nga viti 1951, përkundër asaj që nja kardinal i Vatikanit është lejuar të vizitojë Kinën./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit