Importonin kokainë nga Shqipëria në Itali, por edhe armë të destinuara për grupe kriminale të tjera.
Janë këto aktivitetet e një organizate kriminale që autoritetet italiane të qytetit të Leçes pretendojnë se kanë shkatërruar mëngjesin e së martës.
Sipas raportimeve të mediave italiane, agjentët e Guardia di Finanza, me urdhër të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, kanë arrestuar 15 persona, 10 shqiptarë dhe 5 italianë.
Gjatë kontrolleve të kryera në ambjente të ndryshme, agjentët kanë sekuestruar 700 gramë kokainë, e cila shpërndahej kryesisht në lokale nate dhe diskoteka.
Shqipëria është një vend që shërben si tranzit për drogat e rënda, ndërkohë që nga vendi ynë duket se nuk po ndalet edhe trafiku i armëve drejt vendeve perëndimore.
Edhe raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për drogën dhe krimin e organizuar, i publikuar më herët gjatë vitit, bënte të njëjtat vlerësime për vendin tonë./tch/kohaislame