3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PËR 24 ORË 40 MIJË PUSHUES NGA KOSOVA NË SHQIPËRI

Më të lexuarat

Fluks i jashtëzakonshëm në doganën e Morines nga turistët dhe pushuesit kosovarë, që shkojnë drejt brigjeve të Adriatikut dhe Jonit.

Dje në mëngjes është thyer çdo rekord dhe parashikim për numrin e pushuesve nga Kosova. Sipas Policisë kufitare, fluksi është krijuar që në orën 03:00 të mëngjesit dhe ka vijuar pa ndërprerje, duke bërë që në kufi të shkojë radha 3 kilometra.

Llogaritet që numri i pushuesve kosovarë në 24 orët e fundit të jetë rreth 40 mijë me afro 10 mijë automjete, një shifër e paregjistruar ndonjëherë në sezonet e kaluara, raporton “Panorama”. Pushuesit udhëtojnë drejt Velipojës e deri në Sarandë për pushime ditore dhe më të gjata dhe vijnë nga e gjithë Kosova.

Policët e kufirit thonë se një numër kaq i madh nuk është parë asnjëherë më parë, por kjo nuk i ka gjetur në befasi ata. Me shaka një nga policët e vjetër të kufirit thotë: “Nuk ka mundësi që Kosova të jetë 2.5 milionë banorë. Sa njerëz kalojnë këtu, duhet të jetë 10 herë më e madhe! Gjithë ky qarkullim njerëzish dhe automjetesh tregon një zhvillim dhe integrim të jashtëzakonshëm të vendit. Sikur nga 10 litra naftë të blejnë dhe nga tre shishe ujë, kushedi sa fitim ka Shqipëria”, thotë polici kufitar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit