Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur kryetarit të Mitrovicës Avni Kastrati, i cili dje ka deklaruar se qytetarët në rast nevoje të vetëmbrohen.
Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se nuk janë qytetarët ata që duhet të mbrojnë vetën, por institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare.
Ndërkohë Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka vendosur për seancë të jashtëzakonshme për situatën e krijuar në veri të vendit, e kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Por, siç raporton RTK-ja, Kryesia ka vendosur që në rend të ditës të seancës së nesërme ta fusë Projektligjin e kontestuar nga opozita për bankat dhe institucionet mikrofinanciare./koha/kohaislame