3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan: Të gjithë duhet të kemi nga katër fëmijë, nafakën e jep Allahu

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan i ka quajtur “tradhti ” përpjekjet për ndalimin e lindjeve, duke thënë se kontracepsioni mund të “thajë” një gjeneratë të tërë të njerëzve, njoftuan të hënën mediat turke.

Presidenti turk i tha këto fjalë gjatë martesës së djalit të një bashkëpunëtori të tij të afërt, biznesmenit Mustafa Kefelij.

“Një apo dy fëmijë nuk është mjaft. Nëse duam ta forcojmë popullin tonë, na duhet një popullsi e re dhe dinamike. Kjo na duhet në mënyrë që Turqinë ta çojmë në shkallën e civilizimit modern” tha Erdogan para çiftit të martuar.

“Në këtë vend kundërshtarët me vite bashkëpunojnë në forcimin e kontrolleve të lindjeve, duke u munduar ta thajnë gjeneratën tonë. Një fëmijë është sinonim i vetmisë, dy janë për rivalitet, tre për balancë dhe katër për bollëk. Ndërsa Zoti kujdeset për tjetrën, shtoi ai

Baba i katër fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave, Erdogan ka dhënë propozimin e tij për kufizimin e abortit. Mirëpo kjo është nga deklarata më të ashpra sa i përket çështjes së kontracepsionit.

(Islampress)

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit