3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Serbët e presin me protestë

Më të lexuarat

Forcat të mëdha të sigurisë kanë mbërthyer Mitrovicën sot në mëngjes, njofton korrespondenti i “Kohës Ditore” nga ky qytet.
Arsye për këtë, siç merret vesh, është protesta e paralajmëruar nga strukturat paralele serbe, për të kundërshtuar hapjen e zyrës administrative të Kosovës në veri të Mitrovicës.

Policia në Mitrovicë ka theksuar se si në çdo protestë tjetër edhe në këtë, është shtuar numri i pjesëtarëve të policisë. Ata janë vendosur në të dy urat mbi Ibër.
Vihet re edhe prania më e madhe e forcave ndërkombëtare, si të KFOR-it ashtu edhe të EULEX-it.
Mbajtjen e protestës e kanë paralajmëruar dhe organizuar strukturat paralele serbe të përkrahur nga të ashtuquajturit 4 kryetarë të komunave të veriut si dhe të të ashtuquajturit Qark i Mitrovicës.
Protesta do të mbahet kundër vendosjes së institucioneve të Kosovës në veri të vendit.
Ndërsa hapja e zyrës administrative në veri të Mitrovicës nuk dihet nëse do të ndodhë sot apo është shtyre për ndonjë ditë tjetër, ka thënë një burim i gazetës./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit