14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kristiane Backer e përqafoi Islamin

Më të lexuarat

Dikur e zënur me punë duke intervistuar yjet e rokut dhe këngëtarë të ndryshëm, tani punon për të promovuar mesazhin universal dhe paqësor të Islamit. Arva Aburava ulet me Kristiane Backer për të diskutuar arsyet e pranimit të rrugës së besimit.

“Kam pasur gjithçka – kam paraqitur “live” shows 70.000 njerëz, kam intervistuar të gjitha yjet dhe kam ftuar të gjithë VIP-at,” kujton Kristiane Backer ditët e saj si gazetare në MTV. “Kjo ndoshta është një ëndërr për çdo vajze të re, por unë nuk ishte e lumtur përbrenda.”

Lindur dhe rritur në Hamburg, Gjermani, Kristiane Backer në fillim të viteve ’90-ta u bë për herë të parë prezantuese në MTV gjermane. Ajo ka punuar në kanalin muzikor për shtatë vjet e gjysmë, por një takim me Imran Khanin ndryshoi gjithçka. Ai e inkurajoi Kristianen, tashmë një person thellësisht shpirtëror, për të mësuar më shumë për Islamin dhe të për trajtuar disa prej stereotipeve që ajo ka në lidhje me besimin.

Kristiana filloi me lexuar libra mbi Islamin dhe udhëtoi disa herë në Pakistan, për të mësuar më shumë rreth besimit. Ajo u takua me muslimanët dhe ka diskutuar dhe debatuar çështjet më të diskutueshme me ta. “Kam mësuar për shumë gjëra të tilla si nga ana kulturës, të vlerave dhe mënyrën se si Islami praktikohet.

“Unë jam shumë shpirtërore e cila është kryesisht pjesë përbërëse e Islamit. Të falurit pesë herë në ditë do të thotë që ju jeni në kontakt të vazhdueshëm me Zotin dhe të kemi një jetë shumë të fuqishme shpirtërore. Kjo ishte arsyeja që unë e kam përqafuar fenë Islame, pavarësisht nga mesazhi logjik i Islamit. Unë, gjithashtu, e përqafova Islamin sepse kam kërkuar për të ushtruar, praktikuar. Pra, ajo pjesa e brendshme që ishte bosh, e pavlefshme, tani është e mbushur me Islam dhe unë jam e lumtur, e pasuruar.”
Por udhëtimi i Kristianes në Islam nuk ka qenë gjithmonë i qetë. Sapo u njoftuan se ajo u konvertua në Islam, ajo u shkarkua nga puna nga një show program i saj për rinj në Gjermani. MTV-ja nuk ja vazhdoi kontratën e saj. Në shtypin gjerman ajo u akuzua për “përkrahje të terrorizmit”. Agjenti i saj po ashtu i tha asaj se nëse ajo dëshiron për të punuar në Gjermani ajo duhet të mbajë të fshehur se është myslimane.

“Unë kam qenë në thelb një viktimë e islamofobisë,” thotë Kristiana.

Në vend se të pranojë këtë, megjithatë, ajo vendosi për të shkruar një libër ku shpjegon udhëtimin e saj në Islam, dhe për të ndihmuar të largojë keqkuptimet e vazhdueshme të muslimanëve dhe Islamit.

“Kur shkova në haxh, përsëri ka pasur një ndryshim në mua, dhe unë vendosa se ishte koha për të folur. Unë dëshiroja të tregoi se Islami është një fe e bukur, fe e cila ju ndihmon që të bëheni një person më i mirë dhe është një përfitim për shoqërinë. Pra, kjo është arsyeja pse e kam shkruar librin Nga MTV në Mekë: Si Islami e ka frymëzuar jetën time dhe gjithashtu për të treguar se si Islami është në përputhje me jetën në Perëndim. Unë i mposhta paragjykimet e mia dhe gjeta paqen time dhe lumturinë në Islam.

“Kështu që unë jam duke marrë lexuesin për dore dhe shpresoj se libri do të ndriçojë disa njerëz, si dhe të tregojë qasjen shpirtërore dhe intelektuale të Islamit.”

Tani jeton në Londër, Kristiana thotë se e tërë jeta e saj është transformuar nga Islami. Tani, edhe familja e saj, e cili fillimisht është përpjekur shumë për të kuptuar se pse ajo e përqafoi Islamin, e pranojnë ndikimin pozitiv që ka pasur tek ajo.”

Një nga shumë mesazhet e shquara të Islamit është respekti i tij për të gjitha krijesat e gjalla. “Ka kaq shumë mësime, shteti duhet t’i trajtojnë kafshët me mirësi,” duke shtuar se “çdo akt i mirësisë për çdo gjallesë me shpirt është një vepër e pëlqyer nga Zoti dhe do të ketë shpërblimin e vet.”

“Ne duhet të kemi kujdes ndaj kafshëve tona si një shërbim ndaj Zotit, pasi ato janë pjesë e krijimit të Zotit ashtu si siç është natyra.”

Të gjitha këto vite, pas konvertimit të saj, Kristiana shpjegon se dëshira e saj e vetme është që të jetë në gjendje të aplikojë shkathtësitë e fituara në Industrinë e Argëtimit në shërbim të Islamit. Ajo ka prirje veçanërisht për të rritur mundësitë që arti dhe kultura Islame ofron në drejtim të tejkalimit të ndarjes Lindje-Perëndim.

”Njerëzit mund të gjejnë rrugën e tyre drejt Islamit në shumë mënyra të ndryshme, qoftë ajo përmes kulturës, ushqimit, artit, takimit me njerëz dhe madje edhe përmes politikës. Ka aq mënyra të ndryshme për të gjetur rrugën drejt Islam sa ka edhe njerëz.”

Një rrugë e tillë është lidhja e pasur e Islamit me artet, diçka që Kristiana beson se ka potencial për të ndihmuar në promovimin e fesë. Kjo lidhje është arsyeja që ajo është e pasionuar për ruajtjen e trashëgimisë Islame.

“Ajo ishte shumë e trishtuar kur ka dëgjuar se në Mali i kanë shkatërruar dorëshkrimet dhe vendet e shenjta, xhamitë, mjerisht, diçka e tillë po ndodh edhe në Pakistan. Kjo është një tendencë shumë e frikshme, trishtuese dhe ne duhet të kundërshtojmë. Ne duhet t’i mbrojmë të gjitha thesaret e Islamit, kudo që ndodhen ato, në Kajro, Marok, Indonezi apo Pakistan. ”
Nëse ka një gjë që Kristiana e përfaqëson, kjo është e vërtetë, është natyra universale e Islamit; Islami i tejkalon kufijtë, kulturat dhe racat. Tani më shumë se kurrë, është një mesazh që duhet të dëgjohet.

Burimi: Aquile Style Magazine
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit