2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

NUMËR REKORD UDHËTARËSH NË KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI

Më të lexuarat

Të paktën 18 mijë persona kanë hyrë në 24 orët e fundit nga Kosova në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinit në verilindje të vendit, një shifër kjo rekord që prej nisjes së sezonit veror. Pavarësisht fluksi të madh, deri tani në doganën e Morinit nuk janë vërejtur radhë të gjata, kjo edhe për faktin se numri i sporteleve për kontrollin e dokumentacionit ka arritur në 8.

Burime zyrtare të policisë kufitare thanë se numri i udhëtarëve që qarkullojnë përmes Morinit është dyfishuar krahasuar me fundjavën e kaluar, kur në Shqipëri hynë nga Kosova 8080 shtetas të huaj dhe 661 shtetas shqiptarë.

Numri më i madh i lëvizjes vërehet në orët e mëngjesit kur me qindra kosovarë hyjnë në Shqipëri duke iu drejtuar plazheve.

Fluksi i lëvizjes pritet të jetë në rritje gjatë këtij muaji pasi në fund të korrikut fillon muaji i Ramazanit që mbahet masivisht nga muslimanët kosovarë dhe që nënkupton se ata nuk mund të frekuentojnë bregdetin gjatë muajit gusht.

Ndërkohë, pavarësisht qarkullimit në rritje në akset rrugore që lidhin dy vendet, deri më tani nuk janë shënuar ngjarje të rënda. Në kuadër të sezonit veror policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës po zhvillojnë patrullime të përbashkëta në akset kryesore 24 orë në 24 orë. Një bashkëpunim i tillë mes policive të dy vendeve po realizohet për të tretin vit radhazi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit