0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Namaz me policë

Më të lexuarat

Dy herë u fal namazi i xhumasë në xhaminë e re të Gjilanit. Një pjesë e xhematit ritin e kreu me imamin Mustafa Bajrami, e pjesa tjetër një orë më vonë këtë e bëri me Zijadin Lekën. Gjithçka ndodhi në prani të krerëve më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës. Aty ishte edhe policia.

 Ashtu siç erdhën ndaras nga njëri -tjetri, ndaras edhe e falën namazin e xhumasë.

Xhemati që erdhi për ta përuruar xhaminë e re në lagjen “Dardania” në Gjilan, nuk e fali namazin në kohën e njëjtë, edhe pse ishin të gjithë brenda të njëjtit objekt.

Madje xhematlinjtë, përkrahës të Zijadin Lekës, banorë të lagjes “Dardania”, e bënë kabull të duronin një orë vapën përvëluese, ku temperatura shkoi deri rreth dyzet gradë celsius, shkruan “Express”.

Ata duruan vetëm që namazin e xhumasë ta falin me imamin e tyre të preferuar, Zijadin Lekën. Xhematlinjët nuk i përfillën as mysafirët nga Prishtina.

Kryeimami Sabri Bajgora e Resul Rexhepi erdhën për të përuruar xhaminë e re. Por, ata i priti njeriu të cilin e kanë emëruar imam në xhaminë e re, e që nuk po e duan xhemati i lagjes.

Mustafa Bajrami, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe imam i zgjedhur me konkurs në këtë xhami, i priti mysafirët i qetë dhe qysh e do rendi, kurse Zijadin Leka u prit me ovacione dhe duartrokitje nga xhemati, ku disa mbanin në duar sloganin e shkruar “Zijadin Leka- imam”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit