2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

KORRJE-SHIRJET KËTË VIT KANË FILLUAR MË HERËT

Më të lexuarat

Rreth 3 miijë e 800 deri në 4 mijë e 200 kilogram për hektarë logaritet të jetë rendimenti mesatar i prodhimtarisë së grurit në komunën e Prizrenit, Suharekës, Gjakovës, Skenderajt dhe Gjilanit. Të paktën këto po llogaritet të jenë komunat që në mënyrë intensive po zhvillohet fushata e korrje-shirjeve. Këto janë të dhënat që ofrojnë komisoni qendror në Ministrinë e Bujqësisë.

Përmes një komunikate për media kjo ministri bën të ditur se fushata e korrje-shirjeve të drithërave të bardha, për shkak të vegjetacionit më të hershëm dhe temperaturave të larta që kanë mbizotëruar në muajt e verës, ka filluar më herët sesa në vitin e kaluar.

Ndërsa sipas komisioneve lokale që janë duke e monitoruar procesin e korrje-shirjeve në komunat e tyre, të gjithë autokombajnerët janë duke e respektuar çmimin e korrje-shirjeve prej 100 euro për hektarë, të cilin e kanë përcaktuar komisionet qendrore dhe lokale, për shkak të subvencionimit të derivateve të naftës në shkallë prej 25 për qind nga Ministrisë së Bujqësisë.

“Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur ditë më parë, të gjithë ata autokombajnerë që nuk e respektojnë këtë çmim, nuk do ta gëzojnë të drejtën e subvencionimit në derivate të naftës”, thuhet në komunikatë.

Sipas të dhënave të komisioneve lokale, në fushatën e korrje-shirjeve të sivjetme do të përfshihen gjithsej 1558 autokombajna.kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit