1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kukullat dhe vuajtja e shqiptarëve

Më të lexuarat

Skender XHEMAILI

Çka është të ishe i besuar i popullit, dhe prap të heshtish?
Populli përse i votoi? Të jenë argat të të tjerëve! Çka bëjnë për ato që j’u besuan votën? Po bëjnë për shqiptarët të jenë: të vrarë, të burgosur, të dhunuar, të manipuluar, të stresuar, të depresionuar,…
Po ku janë? Po pse heshtin? Ku duan të shkojnë? Pa i dalë përpara popullit për vuajtjet e tij që përjeton!

Ooo lidership, mbahuni dhe dilni popullit përpara, se EVROPA dhe NATO-ja iku, tani po marreni me relaks-zgjidhjen e problemit shtetërorë, kurse popullin e keni lënë të harruar për të drejtat e tyre që j’u takojnë me marrëveshjen e ohrit e cila sot e 14 vjet mbeti e pa plotësuar, por juve j’u duket sikur të gjitha të drejtat i ka. Po edhe unë them se të gjitha të drejtat i ka, por ato janë vetëm në letër të shkruara nga marrëveshja e Ohrit në kushtetutë, por e njëjta as që respektohet. Fajtorë kryesorë për mosrespektimin e kushtetutës dhe ligjeve të dala nga kushtetuta jeni j’u “përfaqësues” të votuesve shqiptarë, sepse lejoni palën maqedonase mos i respektojnë ato të drejtat. Nuk është të dilni të flisni se sa keni arritur ti mbuloni me fjalë, të paarriturat e juaja për atë që jeni të dedikuar. Për momentin luani lojën e pros, kundër vetvetes.

Ju a e dini se populli shqiptarë vuan për: përdorim të mirëfilltë të gjuhës shqipe, arsimi shqip, shëndetësia në viset shqiptare, ekonomia, se vuan polici-ushtari shqiptar, se vuan i punësuari në administrat, se vuan biznesi me mendim ndryshe, se vuan gjithçka shqiptare, në ndihma sociale, në jetën e përditshme pa ujë, pa kanalizime, pa rrugë të asfaltuara, pa infrastrukturë të mirëfilltë, si të pa punë etj..

Po si mundet pala maqedonase të j’u shfrytëzoj në maksimum për vete dhe popullit që i takon: (ai) zotëria i buxhetit, banesa sociale për maqedonas, investime të huaja vetëm në viset ku jetojnë maqedonasit, zhvillimi ekonomik vetëm në viset e tyre, ndërtim infrastrukture vetëm te ato, dhe shumë të tjera. Ata vendosin kurse juve j’u llogaritin si kukulla (sikur nuk jeni në qeverisje), ata j’u shfrytëzojn edhe për bisedimet ( që skajmërisht nëpërmjet juve rregullojnë veten, kurse juve j’u çojnë zvarr se nuk ka nevoj për të kërkuar atë që neve na tangon si shqiptarë në këtë shtet ). Zotërinj shikoni veten në pasqyrë se ju nuk jeni as gjerman, as françez, as italian, por më pak maqedonas. Rregulloni dhe kërkoni atë që jeni si shqipëtarë! Apo po gabohem mos vallë jeni me maska dhe luani rolin e të huajve? Këtë nuk e di, por veprat dhe veprimet tuaja e vërtetojnë këtë të pabesueshme por e vërtetë, që ju bashkë me palën tjetër (maqedonase) jeni kundër popullit tuaj. Me keqardhje e them, kemi qenë të pësëritur për mbrojtje të qytetarve shqiptarë nga çdo e padrejt që j’u bëhet, por atëherë dhe deri sa e shkruaj këtë shkrim timin hasim në vesh të shurdhër.

Po vetëm një e di, se Zoti është i madh dhe e don të drejtën, shpresojmë që ta zhduk të padrejtën, nga: proceset e montuara ndaj shqiptarëve, padrejtësive në arsim, shëndetësi, kulturë, trashëgëmi, ekonomi, infrastrukturë, mirëqenje sociale, politik, padrejtësive që gjithçka është shqiptare.

Populli j’u ngriti me votën e tyre, por shpresoj të j’u mposhtë prapë me votën e tyre, se me veprimet që bëni meritoni humbjen e pakompromis nga votuesi shqiptarë, sepse shqiptarët janë në të drejtën e tyre të pafajshme si popull!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit