4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

BESA:Do të mbështesim çfarëdo forme protestën në qytetin e Tetovës

Më të lexuarat

Lëvizja BESA me shqetësim të thellë po e ndjek gjendjen aktuale në qytetin e Tetovës. Në të vërtetë ky qytet tashmë po shkon drejt vdekjes – çdo mbrëmje shënohen shifra alarmante të ndotjes, me ç’rast prania e grimcave PM10 ishte 996 mikrogramë në metër kub, ndërsa – siç e dimë – sasia e lejuar është deri në 50 mikrogramë. Pra, kemi 20 herë më shumë ndotje sesa niveli i lejuar. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, pushteti qendror dhe ai komunal vazhdojnë të ndjehen shumë komodë. Ata, përveçse janë fajtorët kryesorë të këtij helmimi, ata nuk shqetësohen aspak që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Prandaj Lëvizja BESA ju bën thirrje gjithë qytetarëve që ta evitojnë daljen në ambiente të  hapura dhe në veçanti t’i largojnë fëmijët jashtë qytetit të Tetovës, në mënyrë që t’i mbrojnë jetët e tyre.

Akoma më shqetësues është fakti se përse deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë për helmimin e Tetovës dhe tetovarëve nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Përse heshtin këta njerëz kur një popullatë e tërë po helmohet dhe po vdes?  Çfarë po fshihet prapa kësaj ndotje? A kaq shumë janë të kapur që nuk mund as dorëheqje të japin?

Lëvizja BESA bashkë me anëtarësinë e gjerë do ta mbështesë çfarëdo forme të protestës ose aksioni të paralajmëruar, andaj ju bëjmë thirje gjithë qytetarëve pa dallim: nxënës, studentë, të mëdhenjë e të vegjël, burra e gra, që në mënyrë sa më masovike të dalin në protesta kundër ndotjes me të vetmin qëllim që të shpëtohen jetët e qytetarëve të qytetit më të ndotur në botë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit