14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Opozita siriane: S’ka armëpushim me Assadin

Më të lexuarat

Koalicioni Nacional Sirian ka thënë sot se ata nuk do të pajtohen assesi me armëpushim derisa Bashar al Assadi është në pozitën e presidentit i Sirisë.
Këto komente erdhën sot kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po përgatiten për bisedimet për paqe në Siri, që mbahen të premten në Nju Jork.
“Nëse ata (SHBA dhe Rusia) duan ta luftojnë terrorizmin sikur ata thanë, pse nuk e godasin problemin kryesor, atë pushtet që godet popullin dhe vret civil për çdo ditë në Siri?”- tha udhëheqësi i opozitës Sirian Naghm Al-Ghadri.
“SHBA dhe Rusia gjithnë nuk janë pajtuar për fatin e Bashar Al Asadit, por janë pajtuar në luftimin e DAESH-it, e cila është më ironike ngase me këtë largohen nga problemi kryesor, ata duan të mirren me pasojat që erdhën po nga ky pushtet.” u shpreh ai./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit