2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan kritikon politikat e vendeve të tjera në Siri

Më të lexuarat

Erdogan kritikon politikat e vendeve të tjera në Siri

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim të mbajtur në Universitetin Hasan Kalyoncu në Gaziantep të Turqisë ka reaguar në lidhje me ngarjet e fundit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Erdogan është shprehur: “Çështja e Sirisë çdo ditë e më shumë po qendron në axhendën e bashkësisë ndërkombëtare. Zona e sigurisë, zona e ndalimit të fluturimeve dhe programi trajno dhe furnizo të cilat Turqia e mbron që nga fillimi i konfliktit çdo ditë e më shumë po kuptohen më mirë por ajo që duan është diçka tjetër. Gjëja që duan në të vërtetë është ndarja e Turqisë. A ka nonjë shtet që mund ti vlerësojë më mirë se Turqia e cila ka një kufi rreth 91 kilometra me Sirinë dhe 350 kilometra me Irakun dhe ka lidhje të ngushta histroike, kulturore si dhe farefisnore? Por dikush duke thënë se në këtë gjë e dimë më mirë, e vlersojmë më mirë po mundohen të dalin përpara në zgjidhjen e krizës. Kjo është arsyeja që nuk mundën të bëjnë gjë. Herët a vonë do të vijnë tëk llogjika dhe teza jonë. Përndryshe ne do të detyrohemi të hedhim hapat e nevojshëm”.

Presidenti turk, Erdogan në vazhdim të fjalës së tij shtoi: “E dimë që momentalisht ka rreth 400 pjestarë të organizatës terroriste të PKK në radhët e krahut të armatosur kurd në Siri (PYD). Nuk ka kuptim të na ikë nga syri ky fakt pasi kjo është një e vërtetë. Por për fat të keq disa shtete të cilat neve na paraqiten si mike mundohen ta cilësojnë krejtësisht të kundërt. Nëse këto marrin ndihmë me armatime kjo ndihmë vjen nga këto shtete. Ne e dimë shumë mirë se cilat aarmë të kujt shteti janë”.

– “Për fat të keq njerëzimi u bë dëshmitarë i edhe kësaj ngjarjeje”.

Erdogan në lidhje vizitën e Assad në Rusi tha: “Shikoni takimin e fundit në Rusi. A mund ta mendoni? A ka vend në diplomacinë ndër shtetet ku një përson i cili është përzier në gjakun e 370 mijë personave të pritet me tapet të kuq? Për fat të keq njerëzimi u bë dëshmitarë i edhe kësaj ngjarjeje”.

(AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit