2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkon garanci për marrëveshjet me Kosovën

Më të lexuarat

Philip Reeker, zëvendës/ndihmës i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, gjatë vizitës në Beograd, ka kërkuar nga mandatari i qeverisë serbe, Ivica Dacic, garanci rreth politikës së qeverisë së ardhshme të Serbisë në raport me Kosovën.
“Diplomatin amerikan e ka interesuar po ashtu se çfarë do të jetë politika e jashtme e pushtetit të ri serb; a nënkupton ajo bashkëpunimin me Washingtonin dhe Brukselin; a do të jenë qëllime të qeverisë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; por edhe respektimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel lidhur me Kosovën”, shkruan Blic.

“Reeker është interesuar edhe për atë se çfarë pozite do të ketë Moska në qeverinë e re serbe, dhe ka pyetur se a do të shndërrohet baza afër Nishit në bazë ushtarake ruse?!”, ka cituar gazeta Blic një zyrtarë të lartë serb të afërt me mandatarin, i cili sipas këtij burimi e ka siguruar diplomatin amerikan se nuk do të ketë bazë ushtarake ruse afër Nishit.

Mediat serbe shkruajnë se mandatari i ri serb është vënë nën llupën e Washingtonit për shkak të kaluarës së tij. I njohur si “Slloba i vogël”, Dacic ka qenë zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë dhe një ndër propaganduesit më të mëdhenj të politikës kriminale të Slobodan Milosevicit, i cili vdiq në burgun e Hagës përpara se të dënohej për krime lufte në ish Jugosllavi. Kështu që pas Reekerit, në Beograd, më 8 dhe 9 korrik arrin edhe ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Gordon, për t’ia qartësuar Dacicit pikëpamjet e politikës së jashtme amerikane.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit