4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rusët nuk mund të bëjnë “këmisha anti-turke” sepse ende presin materialin turk!

Më të lexuarat

Planet e dizajnuesve rus për koleksionin e ri me mbishkrimet anti-turke mund të dështojnë, sepse në kufi janë ndaluar kamionët me pëlhura nga Turqia, që është eksportuesi kryesor i këtyre mallrave në Rusi, shkruan telegraf.rs.

Dizajnuesja Jekaterina Dobrjakova deklaroi për radion ruse që, ndoshta për shkak të këtij problemi, nuk do të kenë mundësi të fillojnë koleksionin e ri me simbolet anti-turke.

Ajo tha se në kufi nuk mund të kalojnë kamionët me pëlhurat turke, mirëpo nuk precizoi se ku janë ndalur kamionët, në kufirin turk apo atë rus.

Edhe dizajnuesi Aleksandar Konosov i tha të njëjtës radio se planifikon koleksionin e ri me tematikë anti-turke duke konfirmua se Turqia ka monopolin e pëlhurave në Rusi.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit