Një vajzë muslimane është sulmuar në New Jork në shkollën fillore nga 3 djem të shkollës ku ajo mësonte, për arsye se ata e konsideronin “terroriste” dhe donin tia heqnin hixhabin.
Vajza e klasës gjashtë e identifikuar si IE, e cila ishte duke luajtur gjatë pauzës, kur 3 djemë e kishin sulmuar, thuhet sipas një dëshmitari.
Ato donin tia heqnin hixhabin dhe e goditën derisa e detyruan të heq hixhabin. Gjatë rrahjes vajzës iu drejtuan me fjalë fyese duke e quajtur ISIS.
Ky akt vandal ndodhi pas sulmit të armatosur në Paris.
Dikush nga të pranishmit lajmëroi 911, ku ishte raportuar se tre nxënës kishin sulmuar një tjetër nxënëse, por raporti policior asnjëherë nuk është dhënë, thuhet nga një burim pranë prokurorisë.
Këto nuk janë sulmet e para që hasin myslimanët në këtë vend, bile ata përsëriten shpesh thotë Kryetari i Këshillit të Nxënësëve./KohaIslame