AKTUALISHT SHQIPTARËT MUSLIMANË – Nga Azem Kovaçi

Më të lexuarat

….janë thjesht një numër me vlerë statistikore, të diskriminuar institucionalisht, politikisht dhe mediatikisht. Pra, shihen si një kategori e kombit që nuk meritojnë mbrojtje ligjore dhe as përfaqësim institucional.
Shqiptarët myslimanë, pra shumica e kombit, aktualisht kanë vetëm një obligim – të paguajnë taksa dhe të heshtin.
Ndërsa për fatin e jetës së shqiptarëve myslimanë, vendosin ata që i shohin me përçmim, përbuzje dhe diskriminim. Ata u diktojnë, imponojnë shqiptarëve myslimanë, se si duhet të jenë ‘shqiptarë’ në të folur, në të veshur, në të falur. Pra ata u diktojnë/imponojnë/u bëjnë presion psikologjik shqiptarëve myslimanë, se çfarë myslimanësh ata duhet të jenë. Pra ata duan myslimanë të tredhur fetarisht dhe si mushka kundrejt pagimit të taksave ekonomikisht. Pra duan një tjetërsim dhe de-islamizim të faktorit Islam ndër shqiptarë.
Dhe si rrjedhojë, shqiptarëve myslimanë u bëjnë hapur edhe propaganda mediatike, historike dhe katolikocentriste, duke u thënë se ‘shqiptarët e vërtetë’ janë jo myslimanët ndër shqiptarë!
Duke e ditur shumë mirë që në fakt shqiptarët myslimanë historikisht kanë treguar se janë vetë shqiptaria, kanë ngritur për këto troje dhe kanë qenë bajraktarët e asasj çfarë quajmë harmoni ndërfetare në këto troje.
Sepse në fund të fundit dihet që shumica e një kombi gjithmonë ka qenë gardiani/mbrojtësi kryesor i identitetit, harmonisë, rritjes së një kombi. Në këtë rast shqiptarët myslimanë historikisht kanë qenë shtylla kryesore e kombit.
Pikerisht këtë shtyllë po sulmojnë antishqiptarët antimyslimanë. Pra duan shkatërrimin/tjetërsimin e identitetit të kombit.
Ka ardhur koha, që të gjithë ata akademikë dhe politikanë myslimanë, mos të fshihen apo të heshtin më, por të ngrenë zërin kundër kësaj agjende antishqiptare.
Kundër këtij diskriminimi dhe përçmimi fetar ndaj pjesës më vitale të kombit tonë.
Sepse çdo antimysliman është antishqiptar dhe çdo antishqiptar është antimysliman.
Shqipëria është e shqiptarëve dhe kurrë jo e antishqiptarëve.

/Azem Kovaçi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit