“New York Times”: Pentagoni uli papritur numrin e trupave amerikane të vrarë në luftën me Iranin

Më të lexuarat

Pentagoni uli papritur numrin e trupave amerikane që raporton se u vranë gjatë luftës me Iranin në faqen e tij të internetit nga 18 në 14

 

Pentagoni uli papritur numrin e trupave amerikane që raporton se u vranë gjatë luftës me Iranin në faqen e tij të internetit nga 18 në 14, me zyrtarë ushtarakë dhe një zëdhënës të Pentagonit duke dhënë shpjegime kontradiktore për ndryshimin, transmeton Anadolu.

Lajmi i gazetës “The New York Times” tha se të mërkurën Pentagoni listoi gjithsej 18 anëtarë të shërbimit amerikan që ishin vrarë gjatë luftës, por deri të enjten Departamenti i Mbrojtjes kishte reduktuar numrin e trupave të vrarë në faqen e tij të internetit për viktimat në 14.

Tre zyrtarë ushtarakë i thanë gazetës se “një arsye pas ndryshimit ishte se administrata e Trumpit vendosi të hiqte nga lista katër pjesëtarë të shërbimit të vrarë fundjavën e kaluar (3 në Jordani, 1 në Irak) sepse vdekjet e tyre ndodhën pasi presidenti (Donald) Trump shpalli armëpushim në luftë në prill”.

Megjithatë, ushtruesi i detyrës së sekretarit për media i Pentagonit, Joel Valdez përmendi një arsye tjetër, duke i thënë gazetës se “ndërprerjet e përkohshme të të dhënave” kontribuan në ndryshimin e numrit të vdekjeve të raportuara në faqen e internetit dhe sugjeroi që informacioni “do të rregullohej shpejt”.

Vetë Trumpi vazhdoi t’i referohej numrit më të madh të vdekjeve të trupave amerikane gjatë një konference për media të enjten, duke krahasuar numrin nga luftërat e tjera amerikane me luftën kundër Iranit, duke thënë se edhe një vdekje “është shumë, por është 18”.

Sipas “The New York Times”, që nga rënia e armëpushimit, “Pentagoni ka dhënë pak informacione lidhur me strategjinë ushtarake amerikane dhe ka qenë i ngadalshëm në nxjerrjen e informacionit për lëndimet e trupave”, duke thënë se takimi i fundit i madh i Pentagonit mbi luftën u mbajt në fillim të majit.

Departamenti i Mbrojtjes tha më parë se zbulimi i sulmeve iraniane mbi bazat ku janë vendosur trupat amerikane “do të komprometonte sigurinë operacionale”.

Ndaj lajmin
NSosyal
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit