3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Dështim i policisë greke për ta kapur Abaud, udhëheqësin e sulmeve në Paris

Më të lexuarat

Qëllimi i operacionit ishte që ai të gjendet dhe të rrëmbehet, para aksionit kundër islmaikëve dhe xhihadistëve në Belgjikë, të planifikuar për më 15 janar, por kjo nuk ndodhi.

Nuk është e qartë si dhe pse, ky banor i Brukselit, me prejardhje marokene, ka arritur t’i ikë forcave greke të sigurisë të cilët gjurmonin dhe të cilët besonin se Abaud udhëheq me qelinë islamike në Belgjikë, përmes telefonit celular.

Bëhet e ditur se vetëm dy ditë pas aksionit policor të kryer në Belgjikë, ku gjatë shkëmbim zjarrit janë vrarë dy xhihadistë të atjeshëm, më 17 janar në Athinë është kryer aksion në dy anët e kryeqytetit grek, që i shfrytëzonte Abaud.

Policia greke arrestoi një algjerian, i cili menjëherë u deportua nga Belgjika, por nuk e kanë zbuluar atë kundër të cilit është paramenduar tërë operacioni. Atë ditë policia belge ka shpallur urdhër-arrest për gjetjen e marokenit, për të cilin ka thënë se “beson se gjendet në Greqi”.

Abdelhamid Abaud u vra nga forcat franceze të sigurimit, pas sulmeve terroriste në Paris në të cilat u vranë 130 persona.

Autoritetet franceze konsiderojnë se ky maroken belg ka qenë i përfshirë në katër prej gjashtë sulmeve jo të suksesshme terroriste në Francë, në pranverë të këtij viti, e deri në ato të kryera më 13 nëntor.

Në arrati gjendet Sallah Abdesllam, ndërsa për të dihet se më 1 gusht ka udhëtuar me feribot në Greqi, nga Italia, por pas tre ditëve është larguar. Dy vetëvrasësit me bombë nga stadiumi i Parisit “Stad de Frans” gjithashtu kanë qëndruar në territorin grek.

Bi-Bi-Si bën të ditur se operacioni për kapjen e Abaud ka dështuar, sepse vendet evropiane ende nuk mund të veprojnë së bashku në operacione të tilla të koordinuara antiterroriste. “Nëse Abaud kapej në Athinë, ndoshta nuk do të ndodhnin sulmet  në Paris më 13 nëntor”, konstaton kompania mediale britanike.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit