23.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Horror në Itali, shqiptari katolik e pret në fyt gruan në sy të fëmijëve

Më të lexuarat

Një ngjarje horror është regjistruar në provincën e Vareses në Itali. Një 42-vjeçar shqiptar ka therur me thikë bashkëshorten e tij, 31 vjeçe. Vrasja ndodhi rreth orës 02:00 të natës, në një apartament në rrugën Ristori.

Sipas mediave italiane, aktin makabër shqiptari Gjin Preducaj e ka kryer në sy të fëmijëve të tij të mitur, 3 dhe 11 vjeç, ndërsa goditjet kanë rezultuar fatale për Mariana Preducajn. Po sipas këtyre burimeve, bëhet e ditur se viktima kishte njoftuar të motrën për sherrin me bashkëshortin, ndërkohë që policia është njoftuar rreth orës 04:30, kohë kur gjithçka kishte përfunduar.

Fill pas krimit, karabinierët kanë arritur të arrestojnë në flagrancë Preducaj, i cili pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor i çështjes ka pranuar krimin.

Nga ana tjetër, fqinjët e çiftit të shqiptarëve pohojnë se nuk kishin dëgjuar asgjë nga sherri, i cili përfundoi me një viktimë. “Ishin një familje e qetë.

Si kemi dëgjuar asnjëherë të bënin fjalë, për 10 vite rresht.”, janë shprehur fqinjët e emigrantëve shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit