Dorëzohet kallëzim penal ndaj Musë Musës të Lëvizjes për Rikthim, për nxitje të urrejtjes dhe thirrje për dhunë

Më të lexuarat

Avokati Asdren Bytyqi ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj Musë Musës nga Vushtrria, të cilin e identifikon si anëtar dhe aktivist të Lëvizjes për Rikthim.

Avokati Asdren Bytyqi
Avokati Asdren Bytyqi

Sipas Bytyqit, kallëzimi penal bazohet në një sërë postimesh të publikuara gjatë periudhës shkurt–qershor 2026, për të cilat ai pretendon se përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe thirrje të drejtpërdrejta për dhunë ndaj shqiptarëve myslimanë.

Në deklaratën e tij, Bytyqi pretendon se në këto postime rreth 70 për qind e shqiptarëve të Kosovës cilësohen si “kolonë aziatikë”, ndërsa, sipas tij, bëhen thirrje për vrasje, dëbim, zhdukje, djegie në acid dhe përdorim të ushtrisë për largimin e tyre. Ai shton se në postime përdoren edhe shprehje fyese dhe dehumanizuese ndaj shqiptarëve myslimanë.

Avokati vlerëson se përmbajtja e këtyre postimeve përbën elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mbi baza fetare, duke argumentuar se ato mund të cenojnë rendin publik dhe të nxisin konflikt ndërmjet qytetarëve.

Bytyqi shprehet se pret që Prokuroria Speciale të shqyrtojë provat e dorëzuara dhe të ndërmarrë veprimet e parapara me ligj.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk është bërë i ditur një reagim publik nga Musë Musa lidhur me kallëzimin penal dhe pretendimet e paraqitura ndaj tij.

Shiko/Lexo postimet e këtij njeriu shumë të ulta👇

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit