Jeta, Krimi dhe Heshtja

Më të lexuarat

 

Nga Kim Mehmeti

Po, jeta ka edhe tragjedi edhe kremte. Jo më kot thuhet se ka ndodhur e do të ndodhë që nga njëri krah i portës të hyjë nusja, ndërsa nga tjetri të dalë xhenazja.

Në këtë botë luftërat kurrë nuk janë ndalur dhe, me gjasë, as nuk do të ndalen.

Por vrasësit gjithmonë janë përpjekur t’i fshehin krimet e tyre, ndërkohë që një pjesë e botës është shtirur sikur as nuk di, as nuk sheh gjë.

Megjithatë, rrallëherë në histori një gjenocid është zhvilluar para syve të gjithë botës, siç ka ndodhur në Gaza, ku Izraeli me dekada është duke i shfarosur palestinezët, e të cilin me heshtjen e vet e ndihmon thuajse e tërë bota.

Jeta përbëhet nga të mirat dhe të këqijat e pashmangshme.

Megjithatë, mbi të gjitha qëndron njerëzorja, ajo që duhet ta udhëheqë ndërgjegjen e njerëzimit.

E sa i përket ndërgjegjes njerëzore, gjenocidi në Gaza tregoi se kjo botë është bërë e pandjeshme përballë vuajtjes, krimit dhe gjakut të pafajësisë fëmijërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit