Kur e kupton se Ahireti nuk ka fund… | Një ndjesi që të trondit thellë kur e mendon me zemër

Më të lexuarat

Një ndjesi që të trondit thellë kur e mendon me zemër:

Nuk ka dalje as nga Xheneti dhe as nga Xhehenemi – të dy janë të përjetshëm.
Për ta kuptuar më mirë këtë realitet, mjafton të mendosh: banorët e Xhehenemit nuk do të flenë kurrë. Në këtë botë, gjumi është një lehtësim, madje në njëfarë mënyre konsiderohet si “gjysmë vdekje”, por në botën tjetër, ai nuk do të ekzistojë për ta. Ata nuk do të flenë sepse vuajtja e tyre do të jetë e pandërprerë – dhe ky është ndëshkimi më i vogël prej dënimeve të Xhehenemit!
Po ashtu, as në Xhenet nuk do të ketë gjumë. Por jo për shkak të vuajtjes, por sepse banorët e tij do të jenë në një gjendje të vazhdueshme gëzimi, kënaqësie dhe rehatie. Ata nuk do të kenë më nevojë për gjumë, sepse nuk do të ndiejnë më lodhje apo mundim – jeta e tyre do të jetë një prehje e përhershme.
Edhe gjumi – kjo “gjysmë vdekje” – nuk do të ekzistojë më.
Prandaj, mendo shpesh për përjetësinë e jetës së ahiretit.
Një jetë që nuk ka fund… dhe që nuk vlen as sa krahu i një mushkonje në sytë e Allahut, në krahasim me botën tjetër.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

“Sikur nuk kanë qëndruar (në dynja) vetëm një orë nga dita.”
(El-Ahkaf: 35)

Ne kemi ardhur në këtë botë thjesht për një sprovë – dhe pastaj kthehemi tek Zoti ynë.
Kjo është vërtet një ndjenjë që të mbush me frikë dhe që kërkon reflektim të thellë.

Përshtati: Hoxhë Mazllam Mazllami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit