Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, kritikoi ashpër kontradiktat brenda Shteteve të Bashkuara në një fjalim me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së vendit.
Ai tha se, ndonëse SHBA-ja është “shteti më i pasur në historinë e botës”, në të njëjtën kohë fëmijë të shumtë shkojnë në shtrat të uritur, ndërsa pasuria është përqendruar në duart e një pakice shumë të vogël dhe zgjedhjet “u shiten atyre që paguajnë më shumë”.
Mamdani theksoi gjithashtu se paratë e taksapaguesve shpenzohen për bomba, ndërkohë që punëtorët, emigrantët dhe të sëmurët përballen me politika që, sipas tij, e kanë bërë neglizhencën dhe shfrytëzimin pjesë të përditshmërisë.
Në përfundim, ai deklaroi se patriotizmi nuk do të thotë të pretendosh se vendi yt është pa të meta, por të refuzosh padrejtësinë dhe të luftosh për të ndryshuar atë që e konsideron të gabuar brenda Amerikës.
