Fjalë me shpërblim të jashtëzakonshëm – mos i lër pa i thënë para lindjes dhe para perëndimit të diellit!

Më të lexuarat

❍ Mos e lër pa i thënë para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij:

• Subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi) – 100 herë.

• Subhanallah (I Lartësuar qoftë Allahu) – 100 herë.

• Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut) – 100 herë.

• Allahu Ekber (Allahu është Më i Madhi) – 100 herë.

• La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir.
(Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi dhe falënderimi, dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.) – 100 herë.

• Gjithashtu, shtoje sa më shumë istigfarin (kërkimin e faljes nga Allahu).

❍ Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush thotë ‘Subhanallah’ njëqind herë para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, kjo është më e vlefshme se sa të ketë dhuruar njëqind deve.

Kush thotë ‘Elhamdulilah’ njëqind herë para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, kjo është më e vlefshme se sa të ketë dhuruar njëqind kuaj të përgatitur për në rrugën e Allahut.

Kush thotë ‘Allahu Ekber’ njëqind herë para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, kjo është më e vlefshme se sa të ketë liruar njëqind robër.

Dhe kush thotë ‘La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir’ njëqind herë para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, në Ditën e Kiametit askush nuk do të vijë me vepër më të mirë se ai, përveç atij që ka thënë të njëjtat fjalë ose edhe më shumë.”

📚 E ka saktësuar Muhamed Nasiruddin el-Albani në Sahih Et-Tergib ue Et-Terhib, nr. 658.

❍ Pejgamberi ﷺ ka thënë gjithashtu:

“Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje:

‘Subhanallahi ve bihamdihi’ njëqind herë,

askush nuk do të vijë në Ditën e Kiametit me vepër më të mirë se ai, përveç atij që ka thënë të njëjtat fjalë ose edhe më shumë.”

📚 Transmeton Muslim ibn el-Haxhxhaxh në Sahih Muslim, nr. 2692.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit