Dokumente të publikuara të martën nga Zyra Amerikane për Etikën në Qeveri (U.S. Office of Government Ethics) zbulojnë se presidenti amerikan Donald Trump realizoi të ardhura prej rreth 1.2 miliardë dollarësh gjatë vitit 2025, ku pjesa më e madhe e tyre buron nga aktivitetet e lidhura me sektorin e kriptovalutave.
Sipas dokumenteve, të cilat përbëhen nga më shumë se 900 faqe, Trump përfitoi rreth 550 milionë dollarë nga lidhja e tij me kompaninë World Liberty Financial, e themeluar në shtator 2024 nga djemtë e Trumpit dhe djali i të dërguarit të posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Gjithashtu, ai realizoi edhe 635 milionë dollarë të ardhura nga një marrëveshje licencimi që lidhet me kriptovalutën TRUMP$, e cila u lançua vetëm disa orë përpara ceremonisë së inaugurimit të tij në janar 2025.
Aktivitetet e Trumpit në sektorin e kriptovalutave konsiderohen faktori kryesor që çoi në rritjen e ndjeshme të pasurisë së tij personale. Sipas revistës Forbes, pasuria neto e tij u rrit pothuajse trefish, nga 2.3 miliardë dollarë në vitin 2024 në 6.5 miliardë dollarë në vitin 2026.
Burimi: TRT.
