Një fat që synon ta ketë dhe Shqipëria pas fqinjit të saj veriror
Mali i Zi pritet të bëhet një anëtar i ri i bashkësisë evropiane të shteteve, ose BE-së.
Kryeministri Milojko Spajiç njoftoi se Mali i Zi është një vend i përfshirë në buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian për periudhën nga viti 2028 deri në vitin 2034.
Spajiç postoi informacionin në rrjetin social X, duke deklaruar se ky është një lajm i madh që ka mbërritur zyrtarisht nga Brukseli.
Në njoftim, ai tha se Mali i Zi është pjesë e kuadrit të ardhshëm financiar të Bashkimit Evropian për periudhën 2028-2034.
“Vendi ynë është i vetmi vend kandidat i përfshirë në këtë kuadër financiar, që është konfirmim se BE e sheh atë si anëtarin e saj të ardhshëm! Sipas parashikimit të Komisionit Evropian, Mali i Zi do të jetë në gjendje të përdorë rreth 3.2 miliardë euro nga buxheti i BE-së, sipas të njëjtës strukturë që vlen për shtetet anëtare”.
Kjo, siç deklaroi ai, do të thotë më shumë investime, mbështetje më të fortë për ekonominë, infrastrukturën, bujqësinë, politikat sociale, komunitetet lokale dhe, mbi të gjitha, një cilësi më të mirë jetese për qytetarët.
“Faleminderit Komisionit Evropian për besimin, partneritetin dhe mbështetjen ndaj anëtarësimit të afërt të Malit të Zi në BE”, tha Spajiç.
Spajiç falënderoi veçanërisht Qipron, e cila ka qenë kryesuese e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e fundit.
Dhe kujtojmë se pas Malit të Zi, në axhendën europiane vjen Shqipëria për t’u anëtarësuar. /tesheshi.com/
