✍ Ibn Kajim, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
📋 Prej dinakërisë së tij është: Tundimi që u bën disa njerëzve duke nxitur të tjerët që ti puthin dorën, ta prekin me respekt, të flasin mirë për të, t’i kërkojnë dua, dhe të ngjashme, deri sa fillon ta shohë veten lart dhe t’i pëlqejë gjendja e tij.
🔸 Nëse dikush i thotë: Ti je prej shtyllave të tokës, dhe për shkakun tënd largohet fatkeqësia nga krijesat, ai e mendon këtë si të vërtetë.
🔸 Mbase dikush i thotë se ndërmjetësohet përmes tij te Allahu, dhe Allahu i plotëson nevojat e tyre për shkak të tij dhe nderit të tij, kështu që kjo i bie në zemër dhe gëzohet për këtë dhe e mendon të vërtetë.
🔸 Këtu fshihet i gjithë shkatërrimi!
Madje kur ai sheh që dikush nga njerëzit shmanget prej tij, ose nuk i tregon respekt të mjaftueshëm, ai shqetësohet për këtë dhe ndjen keqardhje brenda vetes.
Kjo gjendje është më e keqe dhe më e rrezikshme krahasuar me ata që janë të angazhuar në mëkate të mëdha dhe nuk heqin dorë prej tyre, të tillët janë më afër shpëtimit sesa ky që përmendëm.
📚 Igathetul-Lehfan fi Masajid esh-Shejtan (1/ 212).
Hoxhë Fatjon Isufi
