Irani: 6 miliardë dollarë nga fondet në Katar “duhet të lirohen” sipas marrëveshjes me SHBA-në

Më të lexuarat

“Janë duke u zhvilluar ndjekjet e nevojshme” për kthimin e fondeve të mbetura, thotë presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.

 

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha të hënën se 6 miliardë dollarë nga fondet e Iranit të mbajtura në Katar “duhet të lirohen” dhe të kthehen në vend sipas marrëveshjes me SHBA-në, transmeton Anadolu.

“Bazuar në planet e bëra, 6 miliardë dollarë nga një total prej 12 miliardë dollarësh të fondeve të Iranit në Katar duhet të lirohen dhe të kthehen në vend”, tha Pezeshkian gjatë një takimi me Ajatollahin e Madh Shobeiri Zanjani, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.

Ai shtoi se “po vijojnë ndjekjet e nevojshme” për kthimin e fondeve të mbetura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit