Skema e re e qeverisë për ta bërë pis protestën më të pastër anti saj

Më të lexuarat

Precedenti me Ikbale Hudutin “non grata”, si formë e re intimidimi

Ditë pas shpalli Ikbale Hudutin si “person non grata”, qeveria shqiptare jep paralajmërime se këtë fat mund të kenë dhe emra të tjerë.

Siç mund të kuptohet, me këtë metodë synohet bërja sa më pis e protestave krejtësisht të pastra anti-qeveri, duke tentuar kompromentimin e tyre me teori konspirative, sikur pas tyre janë shtete jo dashamirëse me Shqipërinë dhe zhvillimin e saj

Është vetë ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, që e jep këtë paralajmërim:

“Çdo javë, unë kam në tryezën time me dhjetëra kërkesa që vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo është një punë dinamike që vijon ditë pas dite. Dhe nëse qëllon që këta persona të jenë qoftë të përfshirë në krim të organizuar, në krime të rënda, në mashtrime, në shantazhe që u bëhen qytetarëve shqiptarë.

Nëse qëllon që këta persona marrin pjesë, krahas aktivitetit të tyre të përditshëm, sigurisht thashë të rrezikshëm, marrin pjesë edhe në protestë, kjo nuk do të thotë që ne do të stepemi. Detyra jonë është të bëjmë zbatimin pikë për pikë të ligjit, sepse në fund të ditës, pa dallim të nuancave apo të situatave të ndryshme politike, Policia e Shtetit duhet të jetë në krye të detyrës dhe të mbrojë qytetarët shqiptarë. Dhe, pa u stepur as nga presioni publik që mund të krijohet edhe nga gjykimet e ndryshme që mund të vijnë.

Por, patjetër kjo është detyra ime, kjo është detyra e qeverisë shqiptare, për këtë jemi besuar dhe mbi të gjitha prevalon interesi publik”, tha ai.

Por dhe nëse ndodh, kjo tashmë nuk pi ujë. Opinioni në Shqipëri nuk i gëlltit më të tilla forma intimidimi. “Algoritmi” i Ramës pikërisht këtë parathotë: dështimin e propagandës qeveritare përballë ndërgjegjes së protestave.  /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit