Pamjet tronditëse të gazetarit palestinez pas 14 muajsh në burgjet izraelite

Më të lexuarat

Fotografia e publikuar nga gazetari palestinez, Mujahid Bani Mufleh, pas lirimit të tij nga burgjet izraelite, ku duken dëmtime në një pjesë të kafkës dhe dobësimi i skajshëm i trupit të tij, ka shkaktuar zemërim dhe dënime të shumta në rrjetet sociale.

Në dëshminë e tij, Bani Mufleh rrëfen tmerret e luftës së urisë dhe poshtërimit sistematik që përjetoi gjatë 14 muajve në qeli, ku të burgosurve u mohohen të drejtat më elementare njerëzore dhe çdo lloj privatësie, nën kontrollin e plotë të gardianëve.

Aktivistët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut e cilësuan gjendjen tronditëse të Mujahid Bani Muflehut si një dëshmi të gjallë akuzuese, që pasqyron atë që ata e përshkruajnë si një “gjenocid të heshtur” dhe rraskapitjen e vazhdueshme fizike e psikologjike të mijëra të burgosurve palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit