Në një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve paraprake të Partisë Demokratike, Darializa Avila Chevalier ka mposhtur kongresmenin Adriano Espaillat, kryetar i Grupit Hispanik në Kongres, në distriktin e 13-të të New York City, sipas projeksionit të Associated Press.
Sipas Axios, një komitet mbështetës i lidhur me United Democracy Project, krahu politik i AIPAC, shpenzoi rreth 2.9 milionë dollarë për të mbështetur Espaillatin në këtë garë. Megjithatë, kjo nuk e pengoi fitoren e kandidates që e ka cilësuar luftën e Izraelit në Gaza si “gjenocid” dhe ka kërkuar ndalimin e marrëveshjeve të armëve me Izraelin.
Rrjeti NBC raportoi se Darializa, 32 vjeçe, e paraqiti fushatën e saj si përballje me një establishment politik që shpenzon miliarda për bomba dhe luftëra jashtë vendit, ndërkohë që banorët e Nju Jorkut përballen me rritjen e qirave dhe çmimeve të ushqimeve. Fushata e saj u fokusua gjithashtu te mbrojtja e qiramarrësve, kujdesi shëndetësor universal dhe investimet në shërbimet publike.
