Numri i të papunëve në Spanjë regjistroi një ulje të ndjeshme në muajin qershor me rreth 100 000 persona duke arritur në 4,61 milionë të papunë, muaji i tretë radhazi në rënie, pasi arriti në mars një nivel rekord pas recesionit, bëri të ditur sot Ministria spanjolle e Punës.

“Para këtyre tre muajve në rënie, numri i të papunëve në Spanjë ishte tetë muaj radhazi në rritje, një vend që ka shfaqur përqindjen më të lartë të papunësisë nga vendet e industrializuara, me rreth 24,4 për qind të popullsisë aktive”, theksoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Në qershor, 98 853 të papunë më pak u regjistruan në raport me muajin maj, ose një ulje prej 2,10 për qind dhe vendi ka tani 4 615 269 të papunë. Gjatë një viti, tendenca mbetet më e lartë, me 493 468 të papunë më shumë, ose një rritje prej 11,97 për qind. Qershori është tradicionalisht një muaj i mirë për punësim në Spanjë, me kontratat për sezonin turistik veror. Këtë vit, rënia e regjistruar ka qenë më e lartë se në vitin 2011, me 67 858 të papunë më pak.kohaislame