Në ceremoninë e diplomimit në Harvard u lexuan ajete nga Kurani

Më të lexuarat

Një moment domethënës u shënua në ceremoninë e diplomimit të Universitetit Harvard⁠, ku studentja myslimane Suheila Mukhtar recitoi ajete nga Kurani para të pranishmëve.

Recitimi u bë gjatë ceremonisë Baccalaureate, të mbajtur më 26 maj 2026, në kuadër të aktiviteteve të diplomimit të gjeneratës së vitit 2026. Studentja lexoi ajete nga Sureja El-Alek, sureja që nis me fjalën hyjnore: “Lexo!”.

Pamjet nga ky moment u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje për praninë e zërit të Kuranit në një nga universitetet më të njohura të botës.

Ky ishte një çast që pasqyron larminë fetare dhe kulturore të studentëve, si edhe rëndësinë që zërat e ndryshëm të dëgjohen në hapësirat akademike. (en.yenisafak.com⁠)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit