Cili është vendi më i dashuri i Allahut dhe vendi më i urryer i Allahut – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Pejgamberi ‫ﷺ‬ na thotë

«أَحَبُّ الْبِلَادِ إِلَى اللَّهِ مَسَاجِدُهَا، وَأَبْغَضُ الْبِلَادِ إِلَى اللَّهِ أَسْوَاقُهَا»

رواه مسلم.

“Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë e tyre, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet e tyre.” (ransmeton Muslimi)

Shpjegimi:

Xhamitë janë vendet më të dashura tek Allahu, sepse në to adhurohet Allahu, përmendet emri i Tij dhe afrohet robi me Zotin e tij përmes namazit, dhikrit dhe veprave të mira. Ato janë vende ku zbret mëshira dhe begatia e Allahut.

Ndërsa tregjet janë vendet më të urryera tek Allahu, jo për vetë tregtinë e lejuar, por për shkak se aty shpesh ndodhin mashtrimi, betimi i rremë, gënjeshtra, hileja, lakmia, grindjet dhe shkujdesja nga përmendja e Allahut.

Prandaj, dashuria ndaj xhamive lidhet me adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut, ndërsa urrejtja ndaj tregjeve lidhet me mëkatet dhe gabimet që shpesh ndodhin në to.
Burimi: Sahih Muslim, nr. 671.

Ashtu si ndikon vendi i mirë për ta pastruar shpirtin edhe për ta përmirësuar sjelljen, ashtu edhe vendi i keq ndikon në përllomjen e shpirtit dhe përkeqësimin e sjelljes.

/Hoxhë Bekir Halimi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit