Si e forcon robi dashurinë e tij ndaj Allahut të Lartësuar?

Më të lexuarat

Pyetja:
Si e forcon robi dashurinë e tij ndaj Allahut të Lartësuar?

Përgjigjja:
Duke kërkuar ndihmën e Allahut të Bekuar dhe të Lartësuar, themi se dashuria ndaj Allahut forcohet me këto shkaqe:

1. Me lutje (dua), duke u kujdesur për lutje të tilla si:
“O Allah, na e bëj të dashur besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona; na e bëj të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mëkatin, dhe na bëj prej të udhëzuarve.”
2. Duke u larguar nga çdo gjë që e zemëron Allahun e Lartësuar.
3. Me shtimin e adhurimeve vullnetare (nafileve) dhe veprave të mira. Pejgamberi ﷺ ka thënë në hadithin kudsij që e transmeton nga Zoti i tij:
“Robi Im vazhdon të më afrohet me vepra vullnetare derisa ta dua.”
(Transmeton Buhariu.)
4. Me meditimin mbi Kuranin Fisnik. Ai që lexon Kuranin duhet të mendojë për mirësinë e Allahut ndaj tij, se si ia ka mundësuar të kuptojë kuptimet e Fjalës së Tij dhe t’ia kuptojë mesazhin. Duhet të ndiejë se ky nuk është fjalë njerëzish dhe, gjatë leximit, të sjellë në mendje madhështinë e Atij që e ka folur.
5. Duke kundërshtuar dëshirat dhe epshet e vetes.
6. Me përmendjen e shpeshtë të Allahut (dhikrin).
7. Me meditimin mbi Emrat e Bukur të Allahut dhe Cilësitë e Tij të Larta.
8. Kur zemra ndien keqardhje dhe pikëllim për humbjen e rasteve të adhurimit dhe veprave të mira.
9. Me namazin e natës (kijamul-lejl), vetminë me Allahun dhe përgjërimin ndaj Tij.
10. Duke pakësuar lidhjen me kënaqësitë e dynjasë dhe zhytjen e tepërt në to.

Allahu e di më së miri.

✍️ Përgjigjur nga shejhu ynë i nderuar:
Ahmed ibn el-Hafidh esh-Shinkiti

Allahu e faltë atë, prindërit e tij, mësuesit e tij dhe të gjithë muslimanët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit