Mesazhe nga Kurani-Mesazh për zemrën

Më të lexuarat

Surja El-Fatiha

Një zemër që formësohet nga suret

Surja El-Fatiha është një sure që e drejton zemrën drejt stacionit të saj kryesor: realizimit të adhurimit të Allahut.

Ajo e merr zemrën nga pakujdesia ndaj pozitës së robërisë dhe e çon te njohja e të Adhuruarit të Vërtetë.

E merr nga njohja e përgjithshme e Allahut drejt pranimit se Atij i takon çdo falënderim, Pushteti, mëshira dhe sundimi.

E merr nga pretendimi i pavarësisë drejt adhurimit të sinqertë dhe kërkimit të ndihmës vetëm prej Allahut.

E merr nga hutimi mes rrugëve të shumta drejt kërkimit të rrugës së drejtë:

Rrugës së atyre që Allahu i ka begatuar me dhuntinë e adhurimit dhe të udhëzimit.

Jo rrugës së atyre që devijuan nga adhurimi pasi e njohën të vërtetën,

dhe as rrugës së atyre që humbën pa udhëzim.

Derisa lexuesi të dalë prej saj me një zemër që thotë:

E njoha Zotin tim;

Atij i takon i gjithë falënderimi,

Atij i takon i gjithë sundimi,

dhe në Dorën e Tij është i gjithë udhëzimi.

Prandaj, vetëm Ty të adhuroj, o Zoti im,

dhe vetëm prej Teje kërkoj ndihmë.

Nuk kërkoj asnjë rrugë tjetër përveç rrugës Tënde,

dhe nuk kam shpëtim veçse me udhëzimin Tënd.

Më udhëzo në rrugën e atyre që i ke begatuar,

plotësoje robërinë time ndaj Teje,

dhe më ruaj nga çdo devijim prej rrugës Tënde të drejtë,

derisa të të takoj me një zemër adhuruese,

që kërkon ndihmë vetëm prej Teje,

dhe që qëndron e palëkundur në udhëzimin Tënd.

Prof. Dr. Muhamed bin Abdullah er-Rubej’ah

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit