-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Myftiu i Arabisë: Turqia është një shtet i madh islam

Më të lexuarat

Dy javë më vonë, që kur Turqia e rrëzoi aeroplanin rus, për së pari herë është paraqitur edhe Arabia Saudite në përkrahje të turqisë. Kështu që, myftiu i Arabisë, Shejh Abdulaziz Ali Shejh, është solidarizuar dhe ka kërkuar prej muslimanëve që t’i japin përkrahje Turqisë në krizën momentale me Rusinë.

Myftiu i lartë saudit e ka përkshkruar Turqinë si një “shtet të madh islam, dëmtimi i të cilit do të ishte një e keqe e madhe për të gjithë muslimanët.” Për shkak të kësaj, myftiu ka kërkuar nga vendet muslimane që t’i dalin në ndihmë Turiqisë.

Në paraqitjen e tij televizive, myftiu ka theksuar se „Turqia është një kala islame afër nesh dhe nëse asaj nuk i ofrohet ndihme dhe përkrahje, kjo do të mund të shkaktonte gjurmë negative mbi të gjithë muslimanët.“

Kjo deklaratë e myftiut ka ardhë si rezultat i pyetjeve nga shikuesit nëse është apo jo obligim fetar për muslimanët që ta ndihmojnë Turiqinë në krizën e saj me Rusinë.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit