Partia Likud konfirmon kandidaturën e Netanyahut pas dyshimeve të ngritura nga Trump

Më të lexuarat

“Kryeministri Netanyahu do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme dhe shpresojmë do të fitojë”, tha Partia Likud

 

Partia Likud në pushtet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ai do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme të Izraelit, një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vuri në dyshim rizgjedhjen e tij, transmeton Anadolu.

“Kryeministri Netanyahu do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme dhe shpresojmë do të fitojë”, tha partia në platformën amerikane të mediave sociale X.

Gjatë një interviste me Jonathan Karl të ABC News, Trump vuri në dyshim nëse Netanyahu ka ndërmend të qëndrojë në detyrë pas luftës me Iranin.

“Nuk e di, ai ka pasur një karrierë të mrekullueshme”, tha ai, sipas një postimi në platformën X nga Karl.

“A dëshiron të vazhdojë? Sepse, e dini që ai është një kryeministër i kohës së luftës. Ne shumë shpejt do ta fitojmë luftën në një mënyrë ose në një tjetër dhe e dini që ai është një kryeministër i kohës së luftës”, theksoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit