6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

VIDEO: Kujt do t’i takojë fëmija 2 vjeçar i Nazmijes?

Më të lexuarat

Po vazhdojnë peripecitë e Nazmije Donovit, gruas së dhunuar nga Kavadari, e cila tashmë 2 javë nuk ka parë fëmijën e saj dyvjeçar Ilija. Gjykata e Kavadarit në afat prej tre ditësh do të vendos se kujt do t’i takojë fëmija.

Avokatët janë në betejë për të fituar drejtësinë, duke u bazuar në pretendimet dhe dëshmitë e ofruara nga klientët e tyre. Në njërën anë Nazmija Donov ka ngritur akuzë ndaj bashkëshortit të saj për ushtrim të dhunës. Por nga ana tjetër, edhe bashkëshorti i saj Marjan Donov ka ngritur akuzë se Nazmija ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës dhe nënës së tij.

Avokatët e Marjan Donov thonë se në këtë rast klienti i tyre Marjani dhe fëmija i tij Ilija janë viktima. Sipas tyre, Nazmije Donov është fajtore pasi që ndaj saj janë shqiptuar tre padi penale.

“Nazmije Donov është person që është gjykuar me vendim të gjykatës së Kavadarit për tre vepra penale: rrezikim të sigurisë, lëndim të lehtë. Viktima janë Marjan Donov dhe vjehrra e Nazmijes. Ajo ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj, që është vetëm dy vjeç”, tha Zlata Naceva, avokate.

Ndërkaq avokatja e Nazmijes dëshmon të kundërtën. Ngaqë në raportin që e ka regjistruar Qendra për Punë Sociale në Kavadar shihet qartë se tek fëmija nuk ka kurrfarë lëndime trupore.

Në vërtetimin mjekësor shkruan: “Fëmija është i shqetësuar, i frikësuar, i tërhequr në vete, nuk bashkëpunon, nuk ka shenja të dhunës fizike”.

Sipas këtij konstatimi, avokatja Daniella Ilieva thotë se është shumë normale që fëmija përjeton shqetësim në rast se ai në ora 21 të natës merret në pyetje nga punonjësit e entit social.

Ajo thekson se gjykata vepron njëanshëm, pasi që nuk merr parasysh dhunën që ka ushtruar burri ndaj Nazmije Donovit.

Në një situatë të rëndë 25 vjeçarja që dy vite më parë kishte ardhur nga Shqipëria si nuse në Kavadar, kërkon rregullimin e statusit të vendqëndrimit në Maqedoni, pasi që i ka kaluar para dy muajve, por ajo kërkon edhe një vend pune.

 

https://www.youtube.com/watch?v=9jMpN5xTZqw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit