Une besoj se jo!
Kjo, Jo se nuk duan, por se nuk munden!
Pse?
Sepse, jetojmë në një epokë ku media vizive, media e shkruar, rrjetet sociale dhe vetë opinioni ndërkombëtar e bëjnë pothuajse të pamundur përdorimin e dhunës, gjakderdhjes apo përzënies ndaj atyre shqiptarëve që nuk do të pranonin të ndryshonin fenë e tyre ne mes te Europes. Pra nuk mund te bejne nje Bosnje te dyte.
Për më tepër, vetë fakti që shqiptarët me besim islam përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, e bën të pamundur një skenar të tillë. Po të ishin muslimanët pakicë — për shembull vetëm 30% — ndoshta disa qarqe ekstremiste do të kishin guxuar të shtynin përpara projekte të spastrimit fetar apo etnik.
Megjithatë, ajo që u ka mbetur është manipulimi: presioni psikologjik ndaj shumicës së shqiptarëve, përpjekja për t’u shpëlarë trurin përmes historisë së deformuar, që shqiptarët të urrejnë vetveten dhe pesë shekujt e fundit të historisë së tyre. Çdo ditë ushqehen me antivlera, me përçmim ndaj identitetit të tyre dhe me narrativa që synojnë t’i largojnë nga rrënjët shpirtërore.
Sot, pothuajse çdo sektor i jetës publike — media, politika, historia dhe kultura — dominohet nga këto narrativa. Popullit i serviren “heronj” që, sipas këtij këndvështrimi, nuk kanë qenë aspak heronj, por figura të lidhura me dhunë, luftëra dhe kryqëzata.
Por, pavarësisht gjithë kësaj, dhuna fizike nuk mund të përdoret më. Koha moderne dhe realiteti ndërkombëtar nuk e lejojnë.
Sigurisht, disa shqiptarë pa një bazë të fortë identitare kanë rënë pre e këtyre manipulimeve dhe sot ndodhen në një udhëkryq shpirtëror e kombëtar. Megjithatë, boshti kryesor i shqiptarëve vazhdon t’i qëndrojë besnik identitetit të vet islam. Kjo shihet edhe në faktin se xhamitë mbushen gjithnjë e më shumë, ndërsa shumë kisha në trojet shqiptare e më gjerë mbeten bosh dita-ditës.
Kjo, i zemëron dhe i dëshpëron ata që kanë ndërtuar plane mbi largimin e shqiptarëve nga identiteti i tyre fetar, sepse shohin se projektet e tyre nuk po japin rezultatet që prisnin.
Ndërkohë, ku dihet qe edhe vetë Perëndimi po përballet me krizën e besimit të krishterë tradicional. Në shumë vende europiane, kishat mbeten bosh, shndërrohen në bare, apartamente apo objekte të tjera, ndërsa një pjesë e njerëzve po i afrohen Islamit, pavarësisht propagandës dhe manipulimeve mediatike.
Siç shprehej britaniku Lord Headley (1855–1935) për Islamin dhe muslimanët:
“Besoj se në Perëndim mijëra burra dhe gra, në zemër, janë muslimanë; por frika nga kritikat dhe lodhja që sjell ndryshimi i pengon ta shfaqin hapur besimin e tyre. Islami është feja që ka potencialin të bashkojë njerëzimin në adhurimin e Një Zoti të vetëm, mbi të gjithë dhe për të gjithë.”
Sipas këtij këndvështrimi, e ardhmja i takon Islamit, pavarësisht manipulimeve dhe përpjekjeve të elitave kundërshtare.
Sepse:
“Ata planifikojnë, por planifikon edhe Allahu; dhe Allahu është Planifikuesi më i mirë.”
/Nga Azem Kovaçi/
