Ideuar nga një nazist: doktrina ogurzezë izraelite e “sigurisë së përhershme”

Më të lexuarat

Ndaj dhe po u ngjajnë çdo ditë e më qartë ish-persekutorëve të tyre, sigurisht jomuslimanë!

Termi “siguri e përhershme”, buron nga Otto Ohlendorf, një kriminel lufte nazist, i cili para se të varej në Nuremberg nga amerikanët, tha se fëmijët hebrenj do të rriteshin duke u bërë armiq partizanë dhe se gjermanët nuk kërkonin vetëm siguri të zakonshme, por siguri të përhershme.

Sociologu ushtarak izraelit Yagil Levy, shkruan në gazetën Haaretz, se sjellja e Izraelit ka ndryshuar rrënjësisht pas sulmeve të 7 tetorit 2023, pasi Tel Avivi adoptoi një version të ashpër të “sigurisë së përhershme”.

Më parë, kjo siguri konsiderohej si tashmë e arritur falë epërsisë ushtarake dhe tolerancës ndërkombëtare, pra, në praktikë, falë një lloj pandëshkueshmërie. Por ajo ishte një “version i butë” i kësaj doktrine, që sipas tyre bëri të mundur sulmin e 7 tetorit.

Pas 7 tetorit, Izraeli e kapërceu kufirin e paranojës dhe përqafoi një version brutal të “sigurisë së përhershme”. Kësaj i referohet edhe Alastair Crooke në “Strategic Culture”, që në shkrimin e tij të fundit, thotë se koncept i “sigurisë së përhershme” nuk synon thjesht zmbrapsjen e rreziqeve aktuale, por asgjësimin e çdo kërcënimi të mundshëm në të ardhmen.

Kërkimi i këtij objektivi absolut nuk lejon hapësirë për kompromise politike apo diplomaci. Sipas studiuesve Meron Rapoport dhe Ameer Fakhoury, lufta kundër Iranit e përshkallëzoi këtë logjikë.

Nuk mjaftonte më goditja e objekteve bërthamore (siç bëri Izraeli në qershor 2025), por synohej ndryshimi total i regjimit për të transformuar ambientin politik. Martin Di Caro shton se kjo doktrinë synon eliminimin e çdo kërcënimi, qoftë ai real apo imagjinar, i brendshëm apo i jashtëm.

Problemi themelor qëndron te fakti se arritja e një sigurie të tillë është praktikisht e pamundur. Kjo kërkon përdorimin e forcës së tepruar dhe zhdukjen e dallimit mes luftëtarëve dhe civilëve, duke u kthyer në një recetë për luftë të pafundme.

“Popullsi të tëra mund të trajtohen si kërcënime dhe të konsiderohen kolektivisht fajtore”, shpjegon Levy në analizat e tij për Responsible Statecraft.

Ndërkohë gazetari Nir Hasson, në një vëzhgim të rëndësishëm në Haaretz, thekson se është e pamundur të kuptohen veprimet e ushtrisë dhe shoqërisë izraelite pa pranuar se hakmarrja është bërë forca kryesore lëvizëse.

Shkatërrimi sistematik në Gaza dhe terrori në Bregun Perëndimor nuk ndjekin një logjikë thjesht ushtarake, por shërbejnë si mjete ndëshkimi kolektiv.

Profesoresha Sara Helman e Universitetit Ben Gurion në Izrael, pohon se kur hakmarrja bashkohet me “sigurinë e përhershme”, krijohet një terren ku çdo pjesëtar i popullsisë tjetër – përfshirë gratë dhe fëmijët – shihet si rrezik ekzistencial.

Kjo mendësi ushqen krime lufte në emër të një mbrojtjeje absolute.

Në fund, Alastair Crooke tërheq vëmendjen te paralajmërimi i historianit Gershom Scholem: kthesa e Izraelit mund të shihet si një shprehje e sionizmit mesianik militant që kërkon të përshpejtojë fundin e kohëve përmes kontrollit territorial dhe dhunës me përmasa apokaliptike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit