Jeta është shumë e shkurtër për t’u humbur në detaje periferike të dijes”

Më të lexuarat

Nuk është qëllimi të dish çdo gjë, por të dish atë që të bën dobi.

1- ​Thelbi i qëndrueshmërisë: Të kuptosh se nuk mund të përfshish çdo gjë; prandaj zgjidh “më të rëndësishmen”, atë që të shkurton distancat dhe të jep saktësinë.

2- ​Revolucioni i “një së tretës”: Kulmi i pjekurisë është të zbulosh se vetëm një e treta e bibliotekës tënde është ajo që ka formuar intelektin tënd, ndërsa pjesa tjetër është thjesht shpërqëndrim. Kërko “gjurmën” (qê dija lë tek ti) jo “numrin” e librave që ke në bibliotekë.

3- ​Largpamësia: Dija që nuk të ngjall frikë-respekt (ndaj Krijuesit) është thjesht një luks mendor që nuk të bën dobi. Drejtoje busullën tënde drejt asaj që të pastron shpirtin dhe të ndriçon rrugën drejt botës tjetër.

4- ​Përfundimi: Vlera e vërtetë qëndron në atë që ka zënë rrënjë në gjoksin tënd dhe ka dhënë fryte në moralin tënd, jo në atë që është rreshtuar në vëllime të trasha librash, nëse gjurma e tyre humbet kur vjen koha për të vepruar.

✍ Shejh Fejsal el Alij
Hoxhë Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit