-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rreth 260 mijë fëmijë sirianë vazhdojnë shkollimin në Turqi

Më të lexuarat

Rreth 260 mijë fëmijë sirianë janë regjistruar si nxënës në Turqi, prej të cilëve 50 mijë nxënës vijojnë mësimin në shkollat shtetërore, bëri të ditur sot një zyrtar i lartë Ministrisë turke të Arsimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Zëvendës-sekretarit të Ministrisë së Arsimit të Turqisë, Yusuf Buyuk, rreth 50 mijë fëmijë sirianë janë duke u shkolluar në shkollat shtetërore të Turqisë. “Ne jemi duke e rritur këtë numër vazhdimisht”, tha ai.

Sidoqoftë, mbetet sfida e edukimit të të gjithë fëmijëve sirianë në Turqi. Buyuk tha se nga 2.2 milionë refugjatët sirianë në Turqi, rreth 650 mijë janë fëmijë të moshës shkollore, që do të thotë se rreth 390 mijë fëmijë sirianë kanë qenë jashtë shkollës.

Buyuk gjithashtu drejtoi një takim të vlerësimit dedikuar Planit Aksional të Adana-s, i cili po kryhej nga Ministria e Arsimit të Turqisë dhe nga përfaqësuesit e Fondit të Kombeve të Bashkuara në Turqi.

Plani aksional është duke u implementuar në disa provinca turke, duke përfshirë Adana, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Kilis, Mardin, Mersin, Osmaniye dhe Sanliurfa, ku dendësia e popullsisë refugjate siriane është e lartë.

Sipas planit aksional, mësuesit vullnetarë sirianë do të promovohen dhe trajnohen. Materialet edukative do t’u shpërndahen fëmijëve sirianë, qendra të reja të arsimit do të ndërtohen, si dhe shkolla funksionale do të rindërtohen dhe rregullohen për t’iu shërbyer nxënësve sirianë.

Sipas raportit të publikuar në mars të vitit 2015 nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët, lufta në Siri dhe Irak ka prekur rreth 14 milionë fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit