PRIFTI EKSTREMIST DHE MESJETAR, PJETËR BOGDANI, KA PËRDORUR CITATE TË BIBLËS NË GJUHËN ARABE TEK VEPRA E TIJ, “ÇETA E PROFETËVE”!

Më të lexuarat

​Është interesant se sa e ofendojnë sot gjuhën arabe dhe popullin arab ekstremistët katolikë!

“Imami” i tyre, i cili i ka ushqyer me urrejtje e armiqësi, Pjetër Bogdani, në veprën e tij “Çeta e Profetëve”, ka përdorur edhe gjuhën arabe duke shënuar disa citate biblike në gjuhën arabe, madje edhe emrin ALLAH (الله).
​Ekstremisti Pjetër Bogdani nuk e ka njohur gjuhën arabe, siç është edhe mendimi i historianit britanik Noel Malcolm. Lind pyetja: pse e përdori Bogdani (mbiemër në gjuhën serbe) gjuhën arabe në veprën e tij?

​Një nga arsyet është për ta paraqitur veprën e tij sa më të ngritur shkencërisht. Arsye tjetër ishte se feja islame te shqiptarët, pasi ishte përhapur pa dhunë, ishte mishëruar në qendrat urbane e të qytetëruara, saqë popullata kishte filluar të posedonte njohuri mbi gjuhën arabe, edhe pse jo me shtrirje të gjerë.

Kjo vepër ekstremiste dhe antisemitiste ishte botuar më shumë për t’u lexuar nga muslimanët sesa nga katolikët, pasi ishte problem që katolikët ta lexonin, sepse ishin shtresa më e prapambetur në aspektin civilizues. Ata rrinin të palarë, madje shumë priftërinj nuk dinin shkrim e lexim, siç e fakton historiani gjerman Peter Bartl.

​Vepra e ekstremistit Pjetër Bogdani, “Çeta e Profetëve”, ka mangësi të mëdha, siç shprehen kritikët në studimet e tyre të argumentuara qartë. Sipas mendimit tim, Pjetër Bogdani, si një prift i shkolluar, nuk ka ditur as të referojë saktë numrat e citateve biblike.

​Si shembull po sjellim dy citate nga Libri i Isaisë 35: 4, 5, nga Besëlidhja e Vjetër. Këto dy citate, Bogdani ekstremist i ka referuar duke shënuar vetëm “Isaia 35”, (1)dhe kjo konsiderohet lëshim e jo shkrim i një mendjeje të ngritur intelektualisht.


 

/Adem Avdiu/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit