Pengesat e përhapjes së Islamit

Më të lexuarat

Autor: Dr. Abdul-Mu’ti al-Dalati
“Disa perëndimorë i shqetëson fakti se: Perëndimi është perëndimi i një mëngjesi që ka lindur në Lindje!”
— Dr. Murad Hofmann
Ka shumë pengesa që qëndrojnë përballë përhapjes së dritës së Islamit në botë, dhe më kryesoret janë:
Së pari – Klima e prapambetjes në të cilën lëngon bota islame:
Përveç prapambetjes së muslimanëve në metodën e prezantimit të Islamit dhe neglizhencës së tyre në përcjelljen e tij si thirrje (da’wah) dhe si sjellje. Ky është faktori më i rëndësishëm në përgjithësi dhe do të trajtohet me hollësi në një artikull vijues me ndihmën e Allahut të Madhëruar.
Së dyti – Shpërfytyrimi i imazhit të arabëve dhe Islamit nga media perëndimore:
Dhe zmadhimi i imazhit të prapambetjes. Roli i medias në formësimin e mendjeve të popujve nuk është i fshehtë, dhe mjerisht, ata që sundojnë perandorinë e medias në botë janë hebrenjtë. Prandaj, nuk është çudi që ata e mashtrojnë opinionin publik perëndimor me propagandë gënjeshtare që e mban njeriun perëndimor në injorancë ndaj Islamit.
Murad Hofmann thotë: “Madje edhe baza e Islamit, Shehadeti, është deformuar në Perëndim në: ‘Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Muhamedit’!! Vallë, kush është mashtruesi?”(1).
Shpërfytyrimi dhe heshtja janë dy armët kryesore të medias perëndimore në formësimin e një tmerri histerik nga Islami.
Muslimani John Webster thotë: “Duket se Perëndimi i krishterë ka komplotuar që nga Luftërat Kryqtare për të heshtur ndaj vlerave të Islamit dhe ka tentuar të shpërfytyrojë parimet e tij në mënyrë të qëllimshme”(2).
Kurani Famëlartë na ka njoftuar për këtë luftë mediatike ku Allahu thotë:
{وَلَتَسْمَعُنَّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُواْ أَذًى كَثِيرًا وَإِن تَصْبِرُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الأُمُورِ}
“Dhe sigurisht që do të dëgjoni shumë fyerje prej atyre që u është dhënë Libri para jush dhe prej idhujtarëve. Por, nëse bëheni të durueshëm dhe ruheni (i frikësoheni Allahut), kjo është vërtet nga vendosmëria më e lartë për punët.” (Ali Imran: 186) (3)
Dijetari i madh Dr. Jusuf el-Karadavi thotë: (shumë fyerje/أذىً كثيراً) tregon se një luftë fjalësh do të shpallet kundër njerëzve të besimit, për të shpërfytyruar thirrjen e tyre dhe për të hedhur dyshime në jetën e tyre.
Ajeti ka bashkuar durimin me devotshmërinë: “domethënë duke u përmbajtur nga përballja me kundërshtarët me të njëjtat armë të tyre të ulëta, kështu që intrigat nuk priten me intriga” (4).
Nëse Islami vuajti nga injoranca e arabëve për një çerek shekulli, ai ka vazhduar të vuajë nga injoranca e Perëndimit për shekuj të tërë! Mediatikët perëndimorë janë ndikuar në mënyrë skandaloze nga fryma armiqësore që mbollën orientalistët, shumica e të cilëve janë hebrenj.
Së treti – Orientalizmi dhe fryma kryqtare:
Këto janë trajtuar në dy artikuj të mëparshëm me titull: “Orientalistët dhe roli i bartëses së druve” dhe “Nëse civilizohen kryqtarët”.
Së katërti – Librat shkollorë në shkollat dhe universitetet e Perëndimit:
Autorët e këtyre librave kanë luajtur rolin e “bartëses së druve” (hammalat al-hatab) në pengimin e gjeneratave për të arritur te Islami. E vërteta na kërkon të vërejmë se disa autorë ishin viktima të mashtrimit të madh që trashëguan nga biblioteka e orientalizmit.
Murad Hofmann thotë: “Në shkollat gjermane, Islami mësohet i shpërfytyruar në (600) libra në një mënyrë tmerruese”. Lufta e shpallur ndaj Islamit në Perëndim nuk është vetëm një “luftë e ftohtë civilizuese”, por është një luftë ideologjike e nxehtë dhe e organizuar, ku janë plotësuar të gjitha mjetet, janë shumuar frontet dhe i mungon vetëm “nderi i kundërshtimit”!
Së pesti – Fundamentalizmi i krishterë (Evangjelistët):
Hebrenjtë sionistë ia dolën në një depërtim të dytë në krishterim për ta vënë atë në shërbim të sionizmit. Ata përzien krishterimin me sionizmin në një rrymë të re, akidja e të cilit thotë se Mesihu (Isai a.s.) nuk do të kthehet në tokë derisa të ngrihet shteti i Izraelit të Madh (Mbretëria e madhe e Davudit) nga Nili në Eufrat. Hebrenjtë patën sukses në kontrollimin e qendrave të vendimmarrjes në Perëndim, veçanërisht në SHBA, saqë kanë filluar thirrjet që kërkojnë çlirimin e Shtëpisë së Bardhë nga kolonizimi sionist! Lexuesi do t’i kuptojë dimensionet e këtij fakti nëse lexojmë këto dy fjalime të dy presidentëve amerikanë para Knesset-it izraelit.
Fjalimi i parë:
“Marrëdhënia e Amerikës me Izraelin nuk mund të mposhtet sepse është e rrënjosur në ndërgjegjen e vetë popullit amerikan, në moralin dhe fenë e tij. Sionizmi ka arritur të ketë ndikim shpirtëror në rrethet e kishave amerikane, të cilët filluan të besojnë se zbritja e Mesihut Shpëtimtar është e lidhur ngushtë me ngritjen e Izraelit të Madh. Nga kjo pikënisje, këto kisha në shumicën e tyre përdorin të gjitha mundësitë për të mbledhur mbështetje për Izraelin në rrethet e opinionit publik amerikan” (5).
Fjalimi i dytë:
“…Pas kësaj, pastori i kishës u sëmur, dhe kur sëmundja iu rëndua, e vizitova dhe i thashë: Besoj se një ditë do të bëhem president i Shteteve të Bashkuara. Ai më tha: Nëse heq dorë nga Izraeli, Zoti nuk do të të falë kurrë. Është vullneti i Zotit që ta zgjedhë Izraelin si tokën tonë, dhe vullneti i Tij është që Izraeli të mbetet përgjithmonë” (6).
Së shtati – Perandoria e kapitalit perëndimor:
E cila fshihet pas fasadës së qeverive perëndimore dhe përfaqësohet në institucionet e mëdha ekonomike perëndimore. Këto institucione e shohin shtrirjen islame si rrezik për interesat e tyre ekonomike, jo vetëm në botën islame, por në mbarë botën (7).

Nga libri: “Fitova Muhamedin dhe nuk humba Mesihun”
________________________________________
Referencat:
(1) (Islami si alternativë) Dr. Murad Hofmann, fq. 156.
(2) Citur nga (Muhamedi në letërsinë botërore të paanshme) Muhamed Uthman, fq. 59.
(3) Kurani Kerim, Suretu Ali Imran, ajeti 186.
(4) (Durimi në Kuranin Kerim) Dr. Jusuf el-Karadavi.
(5) Nga fjalimi i ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, mars 1979, citur nga (Mendimi islam në përballje me pushtimin kulturor) Dr. Mustafa Hilmi, fq. 190.
(6) Nga fjalimi i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, nga libri (Ndikimi hebre në administratën amerikane) i shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Ahmed Mansur, fq. 26.
(7) (Në kërkim të një identiteti) i autorit Abdul Hakim Bahllaq, fq. 79.

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit