3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkohet përfshirja e EULEX-it në Kushtetutë

Më të lexuarat

Shtetet mbikëqyrëse të pavarësisë së Kosovës i kanë vënë kusht Qeverisë paprekshmërinë e EULEX-it, në mënyrë që të përfundojë mbikëqyrja.
Kërkesa e ndërkombëtarëve, sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore”, është që në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, mandati i EULEX-it të inkorporohet në aktin më të lartë juridik të vendit.

Për çdo ndryshim të Kushtetutës së Kosovës nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve shqiptarë, por po aq vota edhe të deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë.

Në këtë mënyrë, largim i EULEX-it që do të kishte mandat me Kushtetutë do të mund të arrihej vetëm nëse për një gjë të tillë do të pajtoheshin shumica e komuniteteve të tjera pakicë, serbë, turq, boshnjakë dhe të komuniteteve RAE.

Një zyrtar i lartë evropian i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti se përmendja e EULEX-it vetëm në ftesën e institucioneve të Kosovës dhe në Planin e Përbashkët të Veprimit të BE-së nuk është bazë e mjaftueshme ligjore që EULEX-i të vazhdojë punën pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit